Politika 29 May 2026, 20:40 Nga VNA

Pasi disa gjyqeve dhe përplasjeve mes ortakëve në Aeroportin e Vlorës, Karakaçi kujtohet të vendos ultimatume

Ndaje në Whatsapp
Pasi disa gjyqeve dhe përplasjeve mes ortakëve në Aeroportin e

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë që hoqi një nga pengesat ligjore për vijimin e punimeve në Aeroportin e Vlorës, fokusi i qeverisë është zhvendosur menjëherë nga çështja gjyqësore te marrëdhëniet mes vetë ortakëve të projektit.

Vetëm pas këtij zhvillimi, Ministria e Infrastrukturës ka reaguar më konkretisht mbi situatën në terren, duke identifikuar si problem kryesor jo më aspektin juridik, por konfliktin mes kompanive “MABCO” dhe “2A”.

Ministri Enea Karakaçi u ka dërguar një ultimatum të prerë palëve, duke u kërkuar që brenda 30 ditësh të zgjidhin mosmarrëveshjet e brendshme, në të kundërt projekti rrezikon të përballet me pasoja administrative.

Në dokumentin zyrtar theksohet se një investim i shpallur me rëndësi kombëtare nuk mund të mbahet peng i konflikteve private mes ortakëve, duke e vënë theksin te nevoja për zhbllokim të menjëhershëm të situatës.

Megjithatë, ajo që bie në sy është vonesa e reagimit të ministrit Karakaçi. Ndërhyrja vjen vetëm pasi u mbyll një kapitull gjyqesh dhe përplasjesh në terren.

Tashmë mbetet të shihet nëse afati 30-ditor do të mjaftojë për të zbutur përplasjet mes aksionerëve dhe për të kthyer projektin në ritmin e ndërtimit, apo nëse Aeroporti i Vlorës do të vazhdojë të mbetet i bllokuar mes dokumenteve dhe mosmarrëveshjeve dhe reagimeve periodike të ministrisë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme