Politika 20 August 2026, 12:15 Nga VNA

PD dhe PS bëhen bashkë në Maliq: Kundër shkrirjes së bashkisë me Korçën

Ndaje në Whatsapp
PD dhe PS bëhen bashkë në Maliq: Kundër shkrirjes së

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Maliqit ka nxjerrë në pah një qëndrim që bashkon demokratë dhe socialistë në nivel lokal: kundërshtimin ndaj propozimit për shkrirjen e Bashkisë së Maliqit me Korçën.

Mbledhja, e thirrur nga opozita për të mbajtur një qëndrim zyrtar të Këshillit Bashkiak mbi propozimin, është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes këshilltarëve të opozitës dhe kryetarit të Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu.

Këshilltarët socialistë e kanë braktisur mbledhjen pas pak minutash, duke argumentuar se nevojitet më shumë informacion mbi propozimin përpara se Këshilli të marrë një vendim. Megjithatë, edhe nga radhët e socialistëve lokalë janë shfaqur rezerva ndaj idesë së shkrirjes së Maliqit me Korçën.

Në mbledhje kanë hyrë edhe qytetarë, të cilët kanë kërkuar shpjegime nga kryetari i Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu.

Të pranishëm kanë qenë edhe disa deputetë të opozitës, të cilët kanë kundërshtuar propozimin, me argumentin se shkrirja e Maliqit me Korçën do t’i largonte shërbimet nga qytetarët, veçanërisht nga banorët e zonave që ndodhen në distancë të konsiderueshme nga Korça.

Debati për reformën territoriale ka krijuar kështu në Maliq një situatë të pazakontë politike, ku demokratë dhe socialistë lokalë shfaqin rezerva ndaj një propozimi që vjen nga mazhoranca.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme