Politika 17 August 2026, 12:27 Nga VNA

Berisha: Shqipëria në duart e krimit, Lamallari mashtroi për arrestimin e Ylli Zallës

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Shqipëria në duart e krimit, Lamallari mashtroi për

Nga atentati i dështuar në mes të ditës në Elbasan, te incidenti në Sarandë dhe shpërthimi me tritol në banesën e Ylli Zallës, Sali Berisha i renditi ngjarjet e fundit si dëshmi e një situatë alarmante të rendit dhe sigurisë në vend.

Në një konferencë me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike deklaroi se Shqipëria është “totalisht në duart e krimit”, ndërsa ngriti akuza të forta ndaj Policisë së Shtetit dhe ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari.

Berisha u ndal veçanërisht te rasti i Ylli Zallës, duke akuzuar Lamallarin se ka mashtruar qytetarët për mënyrën se si i shumëkërkuari përfundoi në duart e policisë.

Sipas tij, Zalla nuk është arrestuar, por është dorëzuar vetë, pasi më herët kishte dalë publikisht pranë banesës së dëmtuar nga shpërthimi dhe kishte ngritur akuza ndaj policisë.

“Lamallari mashtron qytetarët, thotë se e arrestuan, ndërkohë Zalla u dorëzua vetë. Se si mund të ketë dorëzim tjetër se sa të dalë në konferencë shtypi, vetëm mendja bosh e Lamallarit mund ta cilësojë arrestim. Ai u dorëzua”, deklaroi Berisha.

Kreu i PD-së komentoi gjithashtu ngjarjen në Elbasan, ku një person tentoi të qëllonte me armë një 50-vjeçar në ambientet e jashtme të një lokali.

“Në Elbasan, siç e patë ju, ditën për drekë, para kamerave, para gjithë qytetarëve, vrasësi i vendos pas kokës tytën e revoles viktimës, pa asnjë lloj hezitimi apo shqetësimi”, tha ai.

Duke iu referuar edhe incidentit në Sarandë, Berisha deklaroi se ngjarjet e ditëve të fundit tregojnë, sipas tij, se institucionet përgjegjëse nuk po arrijnë të garantojnë rendin dhe sigurinë

Lexo gjithashtu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme