Politika 19 August 2026, 12:54 Nga VNA

Berisha për vrasjen e turistit portugez në Ksamil: Pothuajse vrasje shtetërore, Saranda është në kthetrat e krimit

Ndaje në Whatsapp
Berisha për vrasjen e turistit portugez në Ksamil: Pothuajse vrasje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil, duke ngritur akuza të forta ndaj qeverisë për situatën e sigurisë dhe kriminalitetit në zonën turistike të Sarandës.

Gjatë një deklarate për mediat, Berisha e cilësoi ngjarjen si një akt “pothuajse vrasje shtetërore”, duke sqaruar se me këtë deklaratë nuk pretendon se turisti është vrarë nga persona me uniformë, por se, sipas tij, krimi ka depërtuar thellë në industrinë turistike të zonës.

“Vrasja e 20-vjeçarit portugez, turist në Ksamil, është një akt sipas të dhënave, pothuaj vrasje shtetërore. E them këtë në kuptimin, jo se ai u ekzekutua nga njerëz me uniformë, por në kuptimin e vërtetë se industria turistike në Sarandë është në kthetrat e krimit”, deklaroi Berisha.

Kreu i PD-së vijoi akuzat, duke pretenduar se në Sarandë kufijtë mes shtetit dhe krimit janë zbehur dhe se ligji nuk funksionon.

“Në Sarandë, shteti dhe krimi janë një. Ligji nuk ekziston”, tha Berisha, ndërsa ngriti akuza edhe për aktivitetet e paligjshme që, sipas tij, zhvillohen në zonë, përfshirë trafikun e drogës dhe atë të qenieve njerëzore.

Berisha u ndal gjithashtu te lokalet e natës dhe menaxhimi i plazheve, duke pretenduar se një pjesë e tyre kontrollohen nga persona të lidhur me botën e krimit.

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme