Politika 17 August 2026, 12:50 Nga VNA

Berisha merr në mbrojtje protestuesit, sulmon Tom Doshin: “Mercenar i Ramës, po përdor bandat kundër tyre”

Ndaje në Whatsapp
Berisha merr në mbrojtje protestuesit, sulmon Tom Doshin: “Mercenar i

 

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndërhyrë publikisht në debatin për protestën, duke marrë në mbrojtje grupimin që qëndron pas lëvizjes dhe duke u bërë thirrje demokratëve që t’i bashkohen asaj, por pa përdorur logot partiake.

Në një deklaratë për mediat, Berisha e cilësoi protestën si një “lëvizje paqësore rinore qytetare” dhe akuzoi qeverinë se po përpiqet ta godasë atë përmes njerëzve të lidhur me Tom Doshin.

“Bandat e Edi Ramës, nëpërmjet Tom Doshit, sulmojnë flamingot, sulmojnë protestuesit paqësorë”, deklaroi Berisha.

Kreu i PD-së iu drejtua drejtpërdrejt edhe Doshit, duke e akuzuar se po përdoret nga kryeministri Edi Rama.

“I rikujtoj Tom Doshit se ai është përdorur si mish për top më 21 janar dhe të heqë dorë nga keqpërdorimi si mercenar i Edi Ramës”, tha Berisha.

Por deklarata e tij shkoi përtej mbrojtjes së protestuesve. Berisha u bëri thirrje hapur mbështetësve të Partisë Demokratike që të përfshihen në lëvizje, me kusht që pjesëmarrja e tyre të jetë si qytetarë dhe jo nën siglën e PD-së.

“PD dënon me forcën më të madhe çdo ndërhyrje të Edi Ramës ndaj lëvizjes paqësore rinore qytetare më të fuqishme që vendi ka njohur që nga vitet ’90 dhe u bën thirrje demokratëve të bëjnë çdo përpjekje për të marrë pjesë në këtë lëvizje si qytetarë jashtë logove partiake, në interesin më të mirë të vendit”, deklaroi ai.

Me këtë qëndrim, Berisha jo vetëm pozicionohet publikisht në mbrojtje të grupimit dhe protestës, por kërkon edhe përfshirjen e demokratëve në të, duke tentuar njëkohësisht të ruajë karakterin e deklaruar jopartiak të lëvizjes.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme