Politika 19 August 2026, 15:16 Nga VNA

Zegjineja bën heroizëm në mes të gushtit, lufton vapën afrikane për t’i blerë birrë, oriz dhe shampo një të moshuari

Ndaje në Whatsapp

 

Në këto ditë të nxehta ku termometri tregon shifra rekord, deputetja Zegjine Çaushi ka treguar se përkushtimi ndaj popullit nuk njeh temperaturë. Përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, ligjvënësja ndau me publikun aktin e saj më të fundit heroik: blerjen e pazarit për zotin Reshat, në mënyrë që ky i fundit t’i shpëtonte rrezeve të nxehta të diellit.

Por ajo që e bën këtë gjest një shembull të papërsëritshëm humanizmi nuk është akti i ndihmës, por përzgjedhja e kujdesshme e artikujve. Mes ushqimeve bazë si orizi dhe produkteve të higjienës si me shampon, deputetja nuk harroi të mendonte edhe për shpirtin (dhe etjen) e të moshuari, duke përfshirë në pazar edhe një birrë të ftohtë, me siguri e vetmja mënyrë efikase për të përballuar vapën dhe situatën politike në vend.

Me rastin e Ditës së Humanizmit, deputetja na kujtoi se "humanizmi nis nga gjestet e vogla". E në fakt, çfarë mund të jetë më humane sesa ta shpëtosh dikë nga dielli duke i trokitur në derë me një pako oriz për të ngrënë, shampo për t'u freskuar dhe një birrë për të ngritur një shëndet për punët e palodhshme të parlamentit?

Mbetet vetëm të shpresojmë që deputetët e tjerë të marrin shembull dhe të ndajnë detyrat: dikush të blejë meze, dikush ujë me gaz, e kështu humanizmi t'i kapërcejë kufijtë e një pakoje të thjeshtë pazari.

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme