Kronika 18 April 2025, 11:03 Nga VNA

Paraqiten në gjykatë nipërit e ish-kryebashkiakut Agron Kapllanaj dhe një punonjës i kompanisë

Ndaje në Whatsapp
Paraqiten në gjykatë nipërit e ish-kryebashkiakut Agron Kapllanaj

Rreth orës 10:00 të ditës së sotme, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier janë paraqitur për t’u njohur me masën e sigurisë Klajdi dhe Gerald Kapllanaj, nipër të ish-kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj, si dhe punonjësi i kompanisë “Shkëlqimi 07”, Gerald Kollçaku.

Tre të pandehurit akuzohen për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”. Sipas dëshmisë së dhënë në polici, ata kanë pohuar se nuk e dinin që personat që parkuan pranë mjediseve të kompanisë ishin agjentë të BKH-së dhe, nëse do ta kishin ditur, nuk do të ishin sjellë në atë mënyrë. Seanca po zhvillohet nën drejtimin e trupit gjykues të përbërë nga gjyqtari Alfred Konomi, prokurori Petrit Vukaj dhe avokati Niko Bega. Pritet që gjykata të vendosë mbi masën e sigurisë për tre të pandehurit në orët në vijim.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme