Politika 18 June 2026, 19:28 Nga VNA

Paradoksi i 84 votave: Mungesa e Koçekut rikthen Ramën në Kuvend, mungesa e PD-së i kursen përballjen

Ndaje në Whatsapp
Paradoksi i 84 votave: Mungesa e Koçekut rikthen Ramën në

Teksa Partia Demokratike prej javësh kërkon praninë e Edi Ramës në Kuvend, kryeministri u shfaq në seancën e pasdites pikërisht në momentin kur mazhorancës i duheshin 84 vota për të miratuar ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar.

Por më shumë se presioni i opozitës, rikthimi i Ramës në sallë u diktua nga aritmetika e brishtë e mazhorancës. Mungesa e deputetes Marjana Koçeku, e larguar tashmë nga grupi parlamentar socialist dhe e afruar me protestën qytetare, e ka vënë PS-në në vështirësi për të siguruar numrin e nevojshëm të votave. Edhe ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku mungoi në seancën e së enjtes, duke e bërë të domosdoshme praninë e kryeministrit.

Me mbështetjen e votave të Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit, socialistët arritën të siguronin 84 votat e nevojshme dhe të miratonin ligjin për amnistinë penale. Nga amnistia do të përfitojnë qindra të dënuar, ndërsa personat dhe veprat penale nën juridiksionin e SPAK përjashtohen.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike nuk ishte në sallë as për të votuar amendamentet e propozuara nga Jorida Tabaku. Pas përplasjes tashmë rutinë të çdo jave, deputetët demokratë vendosën të mos riktheheshin në seancën e pasdites, pa dhënë asnjë shpjegim zyrtar për arsyet e bojkotit.

Kështu, opozita mungoi pikërisht në seancën ku Edi Rama, prania e të cilit ishte kërkuar me ngulm prej javësh, u rikthye në Kuvend dhe siguroi votën e 84-të për mazhorancën.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme