Politika 18 June 2026, 19:02 Nga VNA

Miratohet me 84 vota amnistia penale, PD bojkoton seancën

Ndaje në Whatsapp
Miratohet me 84 vota amnistia penale, PD bojkoton seancën

Kuvendi miratoi këtë të enjte me 84 vota pro ligjin për amnistinë penale, në një seancë të zhvilluar pa praninë e deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët bojkotuan punimet pas përplasjeve të ndodhura më herët gjatë ditës.

Në nisje të seancës, ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi se nga amnistia do të përfitojnë menjëherë 466 persona që do të lirohen nga burgjet, mes tyre 11 gra dhe 1 i mitur. Ndërkohë, për 869 persona të tjerë do të ketë ulje dënimi, përfshirë 8 gra dhe 8 të mitur. Sipas ministrit, asnjë person dhe asnjë vepër penale që është nën juridiksionin e SPAK nuk përfitojnë nga amnistia.

Nga ligji do të përfitojnë burrat e dënuar me vendim të formës së prerë deri në 3 vite burg ose atyre që u kanë mbetur për të vuajtur deri në 3 vite dënim deri më 31 maj 2026. Për gratë, kufiri është 4 vite burg, çka do të sjellë lirimin e menjëhershëm të tyre nëse plotësojnë kushtet e parashikuara.

Pas bojkotit të opozitës, mazhoranca arriti të sigurojë e vetme 84 votat e nevojshme për miratimin e ligjit. Në momentin e votimit mungonin ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe deputetja Marjana Koçeku.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme