Kronika 28 May 2026, 09:08 Nga VNA

“Nuk duam hakmarrje, por drejtësi”, flet nëna e 26-vjeçarit italian të masakruar nga grupet mafioze shqiptare

Ndaje në Whatsapp
“Nuk duam hakmarrje, por drejtësi”, flet nëna e

“Nga sot dimë se djali ynë u vra nga njerëz të rrezikshëm”. Kështu është shprehur Maria Marzocca, nëna e Francesco Diviestit, 26-vjeçarit nga Barleta e Italisë, i vrarë një vit më parë, pas arrestimit të autorëve të dyshuar në një operacion të përbashkët të antimafias italiane dhe SPAK-ut shqiptar, të mbështetur nga Eurojust.

“Për ne kjo është përgjigjja e shtetit që prisnim prej një viti”, tha ajo, ndërsa shprehu tronditjen pasi hetimet zbuluan lidhje me mafian shqiptare dhe trafikun ndërkombëtar të drogës. “Kam vetëm një pyetje: çfarë lidhjeje kishte djali im me këto rrethana?”, u shpreh nëna e të riut, duke theksuar se Francesco ishte i padënuar, punonte si parukier në biznesin e të atit dhe ishte vetë baba.

Avokati i familjes deklaroi se prindërit e 26-vjeçarit “nuk kërkojnë hakmarrje, por drejtësi dhe zbardhjen e plotë të së vërtetës”, ndërsa arrestimet i cilësoi vetëm si fillimin e procesit.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme