Kronika 27 May 2026, 19:20 Nga VNA

Ngjarje e rëndë në Ulqin, vret partneren dhe i vë zjarrin banesës

Ndaje në Whatsapp
Ngjarje e rëndë në Ulqin, vret partneren dhe i vë zjarrin

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Ulqin, ku një shtetas nga Kosova dyshohet se ka vrarë partneren e tij dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës ku jetonin së bashku.
Mediat në Mal të Zi bëjnë me dije se në pranga është vënë Bashkim Gashi, 46 vjeç.
Sipas policisë, autoritetet u njoftuan rreth orës 00:30 për një zjarr të rënë në një banesë dhe menjëherë pas sinjalizimit, forcat e policisë mbërritën në vendin e ngjarjes.

 


Gjatë ndërhyrjes, në banesën e përfshirë nga flakët u gjet trupi i pajetë i një gruaje. Ajo u identifikua më vonë si D.N., 36 vjeçe, shtetase shqiptare.

 


Sipas dyshimeve paraprake të hetuesve, autori i dyshuar fillimisht ka kryer vrasjen dhe më pas i ka vënë zjarrin shtëpisë për të fshehur gjurmët e krimit. “Policia identifikoi dhe vuri nën kontroll një person i cili, siç dyshohet, gjatë natës kreu veprën penale të vrasjes së bashkëjetueses së tij, dhe më pas i vuri flakën shtëpisë ku jetonin së bashku, në vendbanimin Kodre në Ulqin. Departamenti i Sigurisë së Ulqinit u njoftua mbrëmë rreth orës 00:30 se kishte shpërthyer zjarr në një ndërtesë banimi, një shtëpi në vendbanimin Kodre. Zyrtarët e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje ku u gjet trupi i pajetë i një personi të panjohur, i identifikuar më vonë si D.N. (36), shtetase e Shqipërisë”, njoftoi policia.

 


Trupi i pajetë i gruas është transportuar në Qendrën Klinike të Malit të Zi për ekzaminim mjeko-ligjor, ndërsa autopsia pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme