Kronika 27 May 2026, 11:04 Nga VNA

Mister plagosja e Juxhin Hamajezit, 34-vjeçari mbërrin i plagosur në spital

Ndaje në Whatsapp
Mister plagosja e Juxhin Hamajezit, 34-vjeçari mbërrin i

Një person është paraqitur afër mesnatës së të martës në spital i plagosur në këmbë. Sipas policisë, më datë 26.05.2026, rreth orës 23:55, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, i plagosur në këmbë, dyshohet me armë zjarri, shtetasi Juxhin Hamajezi, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Nga veprimet e para hetimore dyshohet se plagosja ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu” gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta”, njoftoi policia.

Burimet thanë se nga hetimet e para rezulton se 34-vjeçari ka qenë në lokalin e tij bashkë me disa persona të tjerë, kur ka ndodhur ngjarja. Për të sqaruar dinamikën e ngjarjes, janë sekuestruar kamerat e lokalit. Gjatë marrjes në pyetje, Hamajezi nuk ka qenë shumë bashkëpunues me policinë, duke mos treguar detaje për ngjarjen. Policia i ka marrë edhe faktorë plotësues në duar për të konfirmuar nëse Hamajezi ka qëlluar ose jo me armë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme