Kronika 26 May 2026, 12:30 Nga VNA

SPAK zbardh detajet: Nga vrasja e parukerit, te milionat e sekestruara. Detajet e aksionit me antimafian e Barit

Ndaje në Whatsapp
SPAK zbardh detajet: Nga vrasja e parukerit, te milionat e sekestruara. Detajet

SPAK reagoi zyrtarisht lidhur me aksionit e përbashkët me antimafian e Barit që coi në goditjen e një grupi kriminal ishte përfshirë në trafik droge, pastrim parash e vrasje.

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posacme firmosi 10 urdhër arreste, ky me kryesori ndër të arrestuarit është Ergys Kastrati alias Bishnja. Ndërsa 5 urdhra të tjerë u firmosën nga gjykata italiane. 

“Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar 10 masa sigurimi personal, ndërsa 5 të tjera janë lëshuar nga autoritetet gjyqësore italiane. Këto masa janë vendosur ndaj 11 shtetasve shqiptarë, 4 italianë, (përfshirë 4 gra, të vendosura nën masën e arrestit në shtëpi dhe detyrim paraqitje). Masat u ekzekutuan në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar në Tiranë, Fier, Vlorë (Shqipëri), në Barletta, në burgun e Romës dhe Agnani, (Itali) si dhe në Madrid (Spanjë)”, njoftoi SPAK. 

“Hetimet u përqëndruan në zbulimin e vrasjes së Francesco Diviestit, ngjarje e ndodhur më 25 Prill të vitit 2025, në Canosa di Puglia, në jug të Italisë dhe të një organizate kriminale shqiptare, me bazë në Tiranë, të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe pastrimin e parave nga Italia në Shqipëri”, thuhet më tej. 

Ekzekutimi i parukierit

Grupi kriminal i drejtuar nga Ilir Kamberi rezultoi se kishte kryer edhe vrasjen e një parukieri 26-vjecar. “Hetimet zbuluan se në mbrëmjen e datës 25 Prill 2025, Francesco Diviesti u përfshi në një konflikt, në një bar të Barletta-s dhe u dërgua brenda disa shpellave, pranë një zonë të izoluar në Murgia-n e sipërme, në Casosa di Puglia, ku është qëlluar 5 herë nga dy pistoleta dhe më pas, i është vënë flaka brenda disa gomave, me qëllim që kufoma të digjej, sipas një metode të përdorur në vitet ’90, në këtë zonë. Duke iu referuar kësaj mënyre të ekzekutimi, hetimi u mor përsipër nga Drejtoria Antimafia e Barit, duke lokalizuar kufomën brenda katër ditëve”. 

Ilir Kamberi, i cili ishte larguar dy ditë pas ekzekutimit të Diviestit, u arrestua në qytetin Roshe të Hungarisë, jo për vrasje, por për posedim të 24 kilogramëve kokainë të pastër si dhe në të njëjtën kohë, tek familjarë të tij u sekuestruan mbi 412.000 euro ‘cash’. Hetimet implikuan edhe tre shtetas italianë në vrasje. 

Pastrimi i parave

Pas vrasjes së Diviestit, autoritetet zbuluan se grupi kriminal i pastronte paratë e drogës në Shqipëri. Një nga episodet është sekuestrimi nga Policia e Shtetit në 14 Nëntor 2024 në Pikën e Kalimit Kufitar të Muriqanit, të një shume prej prej 680.595 euro pas informacionit të marrë nga Qëndra Operative DIA, Bari.

Në kuadër të hetimit, GJKKO caktoi dhe sekuestro preventive për 4 shoqëri tregtare, 8 automjete, 10 llogari bankare. Ndaj të dyshuarve rëndojnë akuzat; vrasje me paramendim, e kryer duke përdorur metoda mafioze të ekzekutimi; Tentativë zhvatjeje; Posedim dhe mbajtje e paligjshme e armëve të zjarrit dhe municioneve; Favorizim personal; Shkelje të masave parandaluese personale; Pastrim ndërkombëtar i produkteve të veprës penale nga Italia në Shqipëri.

Lexo gjithashtu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme