Kronika 25 May 2026, 17:31 Nga VNA

Kushtetuesja rrëzon pjesën më të madhe të pretendimeve të Veliajt për masën e sigurisë; rikthimi në Gjykatën e Lartë lidhet vetëm me mungesen e arsyetimit mbi proporcionalitetin e masës për të zgjedhurit politikë

Ndaje në Whatsapp
Kushtetuesja rrëzon pjesën më të madhe të pretendimeve

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka zbardhur vendimmarrjen paraprake për kërkesën e Erion Veliaj lidhur me masën e sigurisë “arrest në burg”, duke nxjerrë në pah se pjesa dërrmuese e pretendimeve të tij janë rrëzuar si të pabazuara.

Nga leximi i dokumentit rezulton se Gjykata Kushtetuese ka marrë përsipër të rivlerësojë në themel ekzistencën e dyshimit apo nevojën për masën e sigurisë ndaj Veliajt, si dhe është fokusuar kryesisht te mënyra si janë arsyetuar vendimet nga Gjykata e Lartë.

Në aspektin procedural, Kushtetuesja rrëzoi pretendimin e Veliajt se i ishte cenuar e drejta e mbrojtjes për shkak të kohës së pamjaftueshme për njohjen me aktet e dosjes por ka pranuar cenim për shkak të mbajtjes në kafaz/kabinë xhami gjatë seancave. Po ashtu, gjykata nuk arriti shumicën e nevojshme për pretendimin që lidhej me parimin “reformatio in peius”, për marrjen e provave të reja në Apel nga SPAK.

Në aspektin substancial, Gjykata Kushtetuese rrëzoi pretendimin e Veliajt lidhur me mungesën e “dyshimit të arsyeshëm”, “rrezikshmërisë së veprës dhe personit” si dhe mos qenien e nevojeshme të vendosjes së masës së arrestit në burg. Po ashtu janë rrëzuar edhe prtebdimet e ngritura për gjuhën e përdorur nga gjykatat në raport me prezumimin e pafajësisë.

Pika e vetme ku Kushtetuesja pranoi pjesërisht kërkesën e Veliajt lidhet me mungesën e arsyetimit nga Gjykata e Lartë, lidhur me pretendimin e mungesës së proporcionalitetit të masës së sigurisë në raport me faktin që ai është një i zgjedhur me votë.

Por edhe këtu, nga dokumenti rezulton se Gjykata Kushtetuese nuk ka thënë se masa duhet ndryshuar apo shfuqizuar. Ajo ka konstatuar se Gjykata e Lartë nuk i ka dhënë një përgjigje të arsyetuar këtij pretendimi të ngritur në rekurs nga Veliaj.

Pra, në thelb, Kushtetuesja nuk ka marrë anë mbi faktin nëse statusi i një të zgjedhuri duhet apo jo të sjellë masë më të butë sigurie, por ka kërkuar që Gjykata e Lartë ta trajtojë dhe ta argumentojë në mënyrë të qartë këtë çështje në shqyrtim.

Në këtë kuptim, vendimi përbën një fitore procedurale të kufizuar për Veliajn, pasi nuk rrëzon masën e sigurisë në themel dhe as nuk pranon shumicën e tezave të ngritura prej tij, por detyron Gjykatën e Lartë të japë arsyetim më të plotë për proporcionalitetin e masës ndaj një funksionari të zgjedhur me votë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme