Kronika 25 May 2026, 12:58 Nga VNA

“Isha me 10 km/h në rrugë nacionale, kam të drejtën time”, çfarë pretendoi Petri Bozo pas aksidentit tragjik në Elbasan

Ndaje në Whatsapp

fdbfgbb.jpeg

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mengël të Elbasanit, ku producenti Petri Bozo përplasi për vdekje një vogëlush vetëm 7-vjeçar.

Sipas një dëshmitari në vendngjarje, Petri Bozo ka pretenduar pas aksidentit se po lëvizte me shpejtësi shumë të ulët.

“Ai tha se ishte duke ecur me 10 km në orë. Tha: jam duke ecur në rrugë nacionale, kam të drejtën time, isha me 10 km/h”, deklaroi banori i zonës.

Ndërkohë, banorë të tjerë kanë pohuar se automjeti po lëvizte me shpejtësi maksimale në momentin e aksidentit fatal.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme