Kronika 25 May 2026, 16:12 Nga VNA

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi; largimi vjen pas dorëheqjes në Kukës dhe pezullimit të kreut të Policisë së Durrësit

Ndaje në Whatsapp
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi;

Elton Alushi ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të Policisë së Tiranës. Dorëheqja i është dorëzuar kreut të Policia e Shtetit, Skënder Hita.

Arsyeja e largimit nuk është bërë publike, por Alushi konsiderohej pjesë e rrethit të personave të besuar të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Lëvizja vjen në një moment ndryshimesh në strukturat drejtuese të policisë. Më herët është dorëhequr edhe drejtori i Policisë së Kukësit, ndërsa Skënder Hita pezulloi nga detyra kreun e Policisë së Durrësit, Afrim Tafa, pas aksidentit tragjik në Durrës.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme