Kronika 26 May 2026, 13:59 Nga VNA

Një borxh prej 500 eurosh dhe përfundoi me trup të djegur në gurore: kush ishte parukieri që sfidoi grupin shqiptar të goditur nga SPAK

Ndaje në Whatsapp
Një borxh prej 500 eurosh dhe përfundoi me trup të djegur në

Një hetim i përbashkët mes Prokurorisë Antimafia të Barit dhe SPAK në Tiranë ka zbardhur detaje të reja tronditëse mbi vrasjen e Francesco Diviestit, parukierit 26-vjeçar nga Barletta, i cili u zhduk më 25 prill 2025 dhe u gjet katër ditë më vonë i vrarë dhe i djegur pjesërisht në zonën rurale mes Canosa dhe Minervino Murge.

Në kuadër të hetimeve për vrasje me metodë mafioze, gjykata ka lëshuar 15 masa sigurie, ndërsa operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me SPAK-un shqiptar për shkak të lidhjeve të dyshuara me një grup kriminal me bazë në Tiranë, i përfshirë në pastrim ndërkombëtar parash nga Italia drejt Shqipërisë.

Sipas hetimeve, Diviesti ishte pjesë e një rrjeti të vogël shpërndarësish droge në Barletta, i lidhur me një grup trafikantësh shqiptarë të drejtuar nga 40-vjeçari shqiptar Igli Kamberi, i cili jetonte në Barletta dhe që tashmë është arrestuar për vrasjen.

Hetuesit thonë se konflikti nisi për një borxh prej 500 eurosh për drogë. Diviesti kishte shlyer një pjesë të shumës duke paguar një makinë me qira të përdorur nga Kamberi, por më pas kundërshtoi shumën e mbetur, duke pretenduar se kilometrat e makinës ishin më shumë nga sa deklarohej.

Sipas prokurorëve, problemi nuk ishte vetë borxhi, por fakti që parukieri “kishte vënë në diskutim fjalën e kreut të grupit”. Për këtë arsye, ai dhe një mik i tij u përballën me njerëzit e Kamberit në një lokal. Miku i tij u dhunua brutalisht, ndërsa më pas dyshohet se u dha urdhri për eliminimin e të dyve.

Mbrëmjen e 25 prillit, Diviesti u rrëmbye, u transportua me makinë në një gurore dhe aty u ekzekutua. Sipas hetimeve, dy persona e qëlluan ndërsa ishte në gjunjë dhe më pas i dogjën trupin për të dhënë një mesazh frikësues për komunitetin.

Hetimi për vrasjen u ndërthur me hetime të tjera për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave mes Italisë dhe Shqipërisë. Autoritetet italiane deklaruan se në vetëm gjashtë muaj janë sekuestruar mbi 1 milion euro cash që lëviznin mes dy vendeve.

SPAK dhe autoritetet italiane e cilësuan operacionin si një shembull të bashkëpunimit kundër grupeve kriminale që tashmë veprojnë në mënyrë ndërkombëtare mes dy brigjeve të Adriatikut.

Lexo gjithashtu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme