Kronika 27 May 2026, 09:48 Nga VNA

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Emiljano Shullazit e “ushtarëve” të tij.

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Emiljano Shullazit e

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Emiljano Shullazit dhe anëtarëve të bandës së tij.

Gjykata vendosi: Mospranimin e rekurseve të paraqitura nga të gjykuarit Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi, Endrit Zela dhe Endrit Qyqja kundër vendimit nr. 31, datë 03.12.2021 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Si dhe mospranimin e rekursit të paraqitur nga i gjykuari Gilmando Dani kundër vendimit nr. 31, datë 03.12.2021 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shkak se ka vdekur.

Gilmando Dani u ekzekutua në atentat mafioz te rrethrrotullimi i Rinasit bashkë me agjentin e AMP-së Muçi Shaljani. Banda e Emiljano Shullazit është dënuar për gjobëvënie e grup kriminal.

Më 13 nëntor 2018, ish-gjykata për Krime të Rënda cilësoi fajtor dhe dënoi për zhvatjen e pasurisë e kërcënimin e biznesmenëve Ylvi Beqja dhe Jani Zarka, si dhe për grup kriminal të pandehurit; Emiljano Shullazi me 14 vjet burg, Gilmando Dani me 12 vjet burg, Endrit Qyqjan dhe Endrit Zelën me nga 10 vjet burg, si dhe Blerim Shullazin me 9 vjet burg. Sipas vendimit të gjykatës, ata u shpallën të pafajshëm për akuzën e kërcënimit të rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynur Koni dhe ish-rektorit Dhori Kule, si dhe për vendosjen e tritolit në garazhin e biznesmenit Jani Zarka. Ky vendim u la në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit.

Lexo gjithashtu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme