Kronika 27 May 2026, 20:28 Nga VNA

Zjarr në Drejtorinë e Policisë Tiranë, ja shkaku

Ndaje në Whatsapp
Zjarr në Drejtorinë e Policisë Tiranë, ja shkaku

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në ambientet e sallës së network-ut në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Sipas informacionit paraprak, ngjarja është regjistruar rreth orës 18:10 dhe dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.


Burime zyrtare bëjnë me dije se flakët janë izoluar dhe shuar në një kohë të shkurtër, ndërsa si pasojë janë djegur disa kablla elektrikë në ambientet e brendshme të sallës teknike.


Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit dhe për përcaktimin e shkakut të saktë të zjarrit.


Sakaq, mësohet se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur verifikimet dhe hetimet ndaj punonjësve përgjegjës, si edhe ndaj kompanisë private që ofron shërbimin e mirëmbajtjes dhe menaxhimit të sistemit teknik në DVP Tiranë.

 

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:10, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në sallën e network-ut të DVP Tiranë.

Zjarri është izoluar dhe fikur në një kohë të shkurtër. Si pasojë janë djegur disa kabuj elektrikë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme