Kronika 6 April 2025, 16:58 Nga VNA

Nga trafiku i drogës, te pastrimi parave, 70 letërporosi mbërritën në SPAK. Kërkesë për ndihmë edhe nga Amerika Latine

Ndaje në Whatsapp
Nga trafiku i drogës, te pastrimi parave, 70 letërporosi

Në vitin 2024, SPAK mori 70 kërkesa nga autoritetet gjyqësore të vendeve të ndryshme të BE-së për të dhënë ndihmësen e saj në hetime të ndryshme. Përmes letërporosive, autoritetet gjyqësore të vendeve të rajonit, BE-së apo vende të Amerikës Latine kanë kërkuar ndihmë për hetimin e veprave penale që lidhen me trafikun e drogës, pastrimit të parave, mashtrimit kompjuterik, apo krime të tjera të kryera në kuadër të grupit kriminal apo organizatës kriminale.

Përgjatë 2024 janë ekzekutuar 56 letërporosi, ndërkohë 14 prej tyre janë mbartur për ekzekutim në 2025. “Objekti i kërkesave për ndihmë juridike është kryerje e veprimeve të ndryshme hetimore në territorin e Repulikës së Shqipërisë për llogari të autoriteteve të huaja, kontrolli i ambjenteve apo sekuestrimi i pasurive të luajtshme apo të paluajtshme apo vlerave monetare cash.

60 kërkesa kanë patur objekt kryerjen e veprimeve të ndryshme hetimore; 7 kërkesa me objekt kontroll ambjentesh; 3 kërkesa me objekt sekuestrimin e pasurive”, thuhet në raportin e SPAK. Italia mban vendin e parë për numrin më të lartë për kërkesa për ndihmë juridike drejtuar SPAK, me 13 të tilla, pasuar nga Belgjika e Gjermania me nga 10 kërkesa, Franca 7 apo Holanda me 5 kërkesa. Ndërsa është kërkuar bashkëpunim nga SPAK edhe nga vende të Amerikës Latine.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme