Kronika 5 April 2025, 19:24 Nga VNA

Kullat tek stadiumi “Dinamo”: Kush janë ndërtuesit dhe lidhjet e tyre me politikën

Ndaje në Whatsapp
Kullat tek stadiumi “Dinamo”: Kush janë ndërtuesit dhe

Konkursi për rivitalizimin e stadiumit “Selman Stërmasi” u fitua nga bashkimi i operatorëve ekonomikë: OMA, RHDHV, LOLA Landscape Architects + Albanian Investment Construction sh.p.k + Diagonal Projektim & Zbatim sh.p.k.

OMA dhe LOLA Landscape janë kompani holandeze, të cilat kanë bërë projektin. Edhe RHDHV është po ashtu një kompani holandeze, e cila ofron konsulencë.

Ndërsa dy kompanitë e tjera janë kompani shqiptare, të cilat do të jenë zbatuese të projektit. Por kush i zotëron këto kompani ndërtuese?

Referuar të dhënave të Open Data Albania, rezulton se Albanian Investment Construction “A.I.C” zotërohet nga 3 ortakë. 63,02 për qind të aksioneve i zotëron Alban Peza, 6,16 për qind i zotëron Arben Peza, ndërsa Vilson Ahmeti, ish-kryeministër i vendit në vitet 1991-1992, zotëron 30,82 për qind të aksioneve.

Diagonal Projektim & Zbatim sh.p.k (ish “Niko Kompani”) është kompania e dytë ndërtuese. Kjo kompani, referuar po të dhënave nga Open Data Albania, zotërohet në masën 100 për qind nga kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka. Kompania në fjalë rezulton të jetë themeluar që në vitin 2007.

Alban Peza dhe Vilson Ahmeti nuk i kanë fshehur ndonjëherë lidhjet e tyre me PS. Ndërsa Nikolin Jaka u shfaq vetëm disa ditë më parë në një takim me kryetarin e PD, Sali Berisha, duke i prezantuar atij platformën e shoqatës së biznesit që drejton, për zhvillimin e ekonomisë së qëndrueshme.

Stadiumi u ndërtua në vitin 1956 dhe njihej si “Stadiumi Dinamo”. Në vitin 1991 iu dha emri “Selman Stërmasi”. Projekti për rijetëzimin e tij parashikon edhe ngritjen e kullave shumëkatëshe.

 

Të dhënat janë marrë https://opencorporates.al/sq/nipt/K51920007Q

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme