Kronika 4 April 2025, 19:15 Nga VNA

E vrau me thikë, e futi në valixhe dhe e hodhi në luginë/ Rëfehet ish-i dashuri i Ilaria Sula: Nuk e kisha planifikuar krimin

Ndaje në Whatsapp
E vrau me thikë, e futi në valixhe dhe e hodhi në luginë/

Mark Antony Samson, 23-vjeçari me origjine tajlandeze, i cili vrau dhe hidhi në një greminë trupin e pajetë të studentes shqiptare, Ilaria Sula, ka rrëfyer në 5 orën seancë gjyqësore, se krimin e ka kryer vetëm.

Sipas mediave italiane, autori deklaroi se nuk e kishte paramenduar krimin dhe se vrasjen e ish-të dashurës së tij, e ka kryer mëngjesin e 26 marsit, pasi Ilaria kaloi natën në shtëpinë e tij.

I dyshuari shpjegoi se e reja kishte shkuar në banesën e tij mbrëmjen e datës 25 për t’i kthyer disa nga rrobat e tij. Sipas 23-vjeçarit, Ilaria kishte qëndruar në shtëpinë e tij deri vonë dhe më pas kishte vendosur të flinte aty për të shmangur transportin publik.

Sipas djalit, së ​​fundmi ai dhe Ilaria i kishin dhënë fund një lidhjeje që kishte vazhduar prej disa muajsh me ulje-ngritje.

“Unë i bëra të gjitha vetë”, është shprehur ai në gjykatë, ndërsa ka heshtur kur është pyetur për rolin e prindërve të tij, të cilët kanë qenë në shtëpi natën që ndodhi krimi.

Mësohet se Mark ka rrëfyer se e ngarkoi trupin e pajetë të Ilarias në makinë, pasi e mbylli në një valixhe, duke e braktisur në një luginë.

23-vjeçari po ashtu ka pohuar gjithashtu se e kishte pastruar vetë vendin e sulmit në banesën e tij.

Babai dhe nëna e tij aktualisht nuk janë nën hetim, por hetuesit po studiojnë pozicionin e tyre për të kuptuar nëse ka pasur ndonjë përfshirje në fshehjen e trupit.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme