Kronika 4 April 2025, 18:32 Nga VNA

Krimet seksuale gjatë vitit 2024 u rritën me 30%, Saranda qyteti me koefiçentin më të lartë

Ndaje në Whatsapp
Krimet seksuale gjatë vitit 2024 u rritën me 30%, Saranda qyteti me

Raporti vjetor i Prokurorisë së Përgjithshme mbi kriminalitetin në vend, i dorëzuar në Kuvend, thotë se gjatë vitit 2024 krimet seksuale në Shqipëri kanë shënuar një rritje me gati 30% në krahasim me vitin paraardhës.

Raporti evidenton 161 hetimet në total, që kanë dërguar 85 persona si të pandehur në sallën e gjyqit.

Rastet më të shumta të kësaj natyre krimi janë vërejtur “marrëdhëniet sekuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “ngacmimi seksual” dhe mes të pandehurve është një vajzë, si edhe një i huaj.

Referuar raportit, vepra penale më e ndeshur gjatë vitit të shkuar ishte “vjedhja e pasurisë”, që përbënte 62% të hetimeve penale në prokuroritë e zakonshme në vend. Veprat penale në fushën e narkotikëve zinin 10% të totalit, ndërsa vepra më pak e hasur ishte “falsifikimi i monedhav edhe letrave me vlerë”, në më pak se 1%.

Saranda është qyteteti me koefiçentin më të lartë të kriminalitetit, ndërsa më të ulëtin e ka Berati. Referuar të dhënave social-demografike më të përfshirët në krim i përkasin gjinisë mashkullore, që jetojnë në qytet dhe që kanë arsim deri në 9-vjeçar ose të mesëm.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme