Kronika 4 April 2025, 15:03 Nga VNA

U ekstradua nga Italia, GJKKO lë në burg biznesmenin Bujar Shega, trurin financiar të Suel Çelës

Ndaje në Whatsapp
U ekstradua nga Italia, GJKKO lë në burg biznesmenin Bujar Shega,

GJKKO i komunikoi masën e sigurisë “arrest me burg” Bujar Shegës, i konsideruar si truri financiar i organizatës kriminale të drejtuar nga Suel Çela. Shega u paraqit para gjykatës për masën e sigurisë pas ekstradimit nga Italia, ku ishte arrestuar në nëntor të vitit 2024, me pëlqimin e tij.

Në sallën e gjyqit, biznesmeni i njohur, i njohur edhe me emrin Marsel, i ka kundërshtuar akuzat e Prokurorisë së Posaçme. Sipas hetimeve të SPAK, Bujar Shega rezulton të jetë drejtuesi i një grupi që trafikonte sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian. Përmes kompanive të tij, ai rezulton të ketë fituar një sërë tenderash në Shqipëri.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme