Kronika 3 April 2025, 20:34 Nga VNA

Publikohet autopsia për shqiptaren Ilaria Sula që u vra nga ish-i dashuri, 22-vjeçarja u godit tre herë me thikë në qafë

Ndaje në Whatsapp
Publikohet autopsia për shqiptaren Ilaria Sula që u vra nga ish-i

Autoritetet italiane kanë bërë publike autopsinë e vrasjes së 22-vjeçares shqiptare që u vra nga ish-i dashuri i saj në Itali. Ilaria Sula e cila u godit tre herë me thikë në qafë dhe vdiq nga shoku hemorragjik.

Këto të dhënë janë bërë publike nga autopsia e kryer në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Universitetit Sapienza me urdhër të prokurorisë së Romës.

Autopsia nuk mund të përcaktojë ditën dhe orën e vdekjes, pasi do të nevojiten analiza të mëtejshme, rezultatet e të cilave do të arrijnë në javët në vijim.

E reja shqiptare u vra nga ish-i dashuri i saj Mark Antony Samson, 23 vjeç, student në universitetin “La Sapienza”, me familje me origjinë nga Filipinet, por i lindur në Itali i cili ka refuzuar ti përgjigjet disa pyetjeve kyçe të prokurorëve lidhur me këtë ngjarje.

Sipas mediave, vrasësi pasi e ka masakruar Ilarian, e fshehu trupin në një valixhe, e cila ishte shumë e vogël për të mbajtur trupin e saj të tërë, dhe më pas e transportoi 40 km larg, duke hedhur thikën në një kazan plehrash.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme