Kronika 2 April 2025, 20:50 Nga VNA

Pasi e masakroi me thikë, e futi në valixhe dhe e hodhi/ Ish i dashuri filipinas i 22-vjeçares shqiptare dërgonte mesazhe në emër të vajzës

Ndaje në Whatsapp
Pasi e masakroi me thikë, e futi në valixhe dhe e hodhi/ Ish i dashuri

Ilaria Sula, 22-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila rezultonte e zhdukur që prej 25 marsit u gjet e vrarë dhe e masakruar nga ish i dashuri i saj me origjinë nga Filipinet.

Trupi i saj u gjet i mbyllur në një valixhe dhe ishte hedhur në një luginë nga ish i dashuri, Mark Antony Samson.

Mediat në Itali kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me këtë krim makabër. 23-vjeçari ka pranuar krimin, që e ka kryer në prani të prindërve të tij në banesën e tyre në lagjen afrikane.

Më pas ai e fshehu trupin në një valixhe shumë të vogël për të mbajtur të gjithë trupin dhe e çoi 40 km larg, duke e hedhur thikën në një kazan.

Ai e ka mbajtur telefonin e viktimës, duke fshirë rrjetet sociale të vajzës, por duke iu përgjigjur shkurt disa mesazheve.

Ndërkohë që po vlerësohet ende pozicioni i prindërve të tij, edhe pse ndaj tyre nuk ka një akuzë konkrete si të përfshirë në këtë ngjarje.

Prindërit e 23-vjeçarit priten të merren në pyetje nga hetuesit, të cilët janë në pritje të rezultateve të autopsisë për të zbardhur rrethanat e vdekjes së saj.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme