Kronika 2 April 2025, 10:49 Nga VNA

Trupi i 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula, gjendet i pajetë në një valixhe në Itali

Ndaje në Whatsapp
Trupi i 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula, gjendet i pajetë në

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë dhe komunitetin shqiptar, pasi trupi i pajetë i 22-vjeçares Ilaria Sula u gjet mëngjesin e sotëm i futur në një valixhe, në një luginë në komunën e Polit, në zonën e Monti Prenestinit, Romë.

Sipas mediave italiane, autoritetet kanë nisur hetimet dhe po marrin në pyetje të dashurin e saj, një shtetas filipinas.

Ilaria u raportua e zhdukur më 29 mars, pasi nuk iu përgjigj më mesazheve të shoqeve të saj të dhomës, të cilat më pas njoftuan familjen dhe autoritetet. Policia po heton edhe komunikimet e fundit të saj në ‘WhatsApp’ për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Sipas mikeshës së saj, Noemi, Ilaria ishte një vajzë e qetë dhe e përkushtuar ndaj studimeve, që kalonte kohën mes librave dhe palestrës. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar autorët dhe motivet e kësaj tragjedie.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme