Kronika 1 April 2025, 10:09 Nga VNA

Kërkoi lirimin nga qelia/ GJKKO rrëzon kërkesën e ish gjyqtares Pajtime Fetahu

Ndaje në Whatsapp
Kërkoi lirimin nga qelia/ GJKKO rrëzon kërkesën e ish

GJKKO vendosi të mos pranojë kërkesën e ish-gjyqtares së Elbasanit Pajtime Fetah për zëvendesim të masës së sigurisë duke e lënë në arrest me burg. Fetah rezultoi e lidhur me organizatën kriminale të Suel Çelës.

Ish-gjyqtarja u ekspozua më herët në kuadër të organizatës kriminalë të drejtuar nga vellezerit Franc e Hajdar Çopja.

Njoftimi

Kërkuesi Pajtime Fetah me datë 27.01.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zëvendësimi i masës së sigurimit, urdhëruar me vendimin nr. 138 datë

22.11.2025 dhe nr. 146 datë 27.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe

Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet

112, 230/2, 238 dhe 260/2 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 89, datë 01.04.2025, vendosi:

1. Rrëzimin e kërkesës së kërkueses (personit nën hetim) Pajtime Fetah.

2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim, në Gjykatën e Posaçme të Apelit

Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 5 ditëve, afat i cili fillon nga dita e njoftimit të vendimit të gjykatës.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme