Kronika 31 March 2025, 10:02 Nga VNA

Kanosën 33-vjeçarin me postime nga jeta private në TikTok, arrestohet 27-vjeçari, procedohet edhe një vajzë

Ndaje në Whatsapp
Kanosën 33-vjeçarin me postime nga jeta private në TikTok,

Policia ka arrestuar një 27-vjeçar dhe ka proceduar një shtetase tjetër, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kërcënuan një 33-vjeçar që t’iu jepte 1000 euro për të fshirë foto/shkrime mbi jetën private të tij, nga rrjeti social “Tik Tok.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Imazhi”.

Dokumentohen 2 raste të shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë.

Kanosën një 33-vjeçar, që t’iu jepte 1000 euro, për të fshirë foto/shkrime mbi jetën private të tij, nga rrjeti social “Tik Tok”, vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër.

Ndalohet dhe 21-vjeçar, për të njëjtën vepër, ndodhur në mars të 2024.

Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Imazhi”.

Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasi F. T., 27 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasja L. M., 25 vjeçe, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur një 33-vjeçar, për dhënien e shumës 1000 euro, që të fshinin disa foto/shkrime të jetës së tij private, nga rrjeti social “Tik Tok”.

Po në kuadër të operacionit “Imazhi” u ndalua shtetasi L. H., 21 vjeç, për shtrëngimin me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, ndodhur me datë 14.03.2024, bazuar në kallëzimin e bërë nga një shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme