Kronika 31 March 2025, 11:50 Nga VNA

Vjedhja e dështur në Lushnje, policia: Autorët dolën nga rruga dhe braktisën furgonin bashkë kasafortën brenda

Ndaje në Whatsapp
Vjedhja e dështur në Lushnje, policia: Autorët dolën nga

Policia e Lushnjes reagoi përmes një njftimi lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Golem, Lushnjë, ku u vodh kasaforta e një biznesi dhe një automjet tip furgon.

Sipas policisë, pasi vjedhjes, autorët e krimit tentuan të largoheshin por dolën nga rruga dhe për pasojë e braktisën automjetin, brenda të cilit u gjet kasaforta e pahapur.

Njoftimi:

Gjatë orëve të para të mëngjesit, në fshatin Golem, Lushnjë, persona të paidentifikuar, në subjektin tregtar (thertore) në pronësi të shtetasit A. K., kanë vjedhur automjetin tip fugon dhe kasafortën.

Gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, për t’iu shmangur Policisë, autorët janë larguar në një rrugë dytësore dhe si pasojë, në fshatin Golem automjeti ka dalë nga rruga dhe u gjet nga shërbimet e Policisë.

Gjatë kqyrjes së automjetit, është gjetur edhe kasaforta e vjedhur nga autorët, e pa hapur.

Policia ka shoqëruar 2 shtetas, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme