Kronika 1 April 2025, 15:24 Nga VNA

Arrestohet burri që plagosi me thikë bashkëshorten në Sarandë

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet burri që plagosi me thikë bashkëshorten në

Policia e Sarandës ka arrestuar 55-vjeçarin Adriatik Bodini, i cili pasditen e së hënës plagosi me thikë në bark bashkëshorten e tij, 51-vjeçaren Mirjana Bodini.

Pas disa orësh kërkime nga policia e Sarandës dhe forcat e ardhura nga Vlora, autori u lokalizua dhe u vu në pranga. Ndërkohë, 51-vjeçarja ndodhet në reanimacion në spitalin e Vlorës, pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Sipas burimeve policore, gruaja nuk ka dhënë ende një deklaratë për shkaqet që çuan në këtë ngjarje. Banorët e lagjes shprehen të habitur nga incidenti, duke e përshkruar familjen Bodini si të qetë, ndërsa një banore përballë pallatit tha se gruaja njihej si person problematik në lagje.

Çifti Bodini, me origjinë nga Nivica, janë prindër të një djali. Autori i ngjarjes punonte në ndërtim në Piqeras dhe njihej si përdorues i alkoolit.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme