Kronika 2 April 2025, 10:18 Nga VNA

SPAK çon për gjykim Bardh Spahinë për pengim të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore

Ndaje në Whatsapp
SPAK çon për gjykim Bardh Spahinë për pengim të

SPAK ka dërguar për gjykim ish-kryetarin e Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, i cili akuzohet për pengim të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore. Dosja e tij u depozitua në gjykatë më 26 shkurt, ndërsa sot ai u paraqit në GJKKO për seancën paraprake.

Spahia u kallëzua nga ish-drejtori i Ujësjellësit të Shkodrës, Mark Molla. Sipas hetimeve të SPAK, në korrik të vitit 2022, në cilësinë e kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të Ujësjellës-Kanalizimeve Shkodër, Spahia ka marrë dy vendime për shkarkimin e administratorit Mark Molla dhe emërimin e Arvit Bushatit në këtë post.

Tashmë çështja do të kalojë në gjykim, ku Spahia do të përballet me akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme