Kronika 2 April 2025, 15:46 Nga VNA

Raporti vjetor/ SPAK: Presion nga krimi i organizuar, politika dhe media

Ndaje në Whatsapp
Raporti vjetor/ SPAK: Presion nga krimi i organizuar, politika dhe media

SPAK thotë se presionet nga eksponentë të krimit të organizuar, njerëz të politikës dhe qarqe të caktuara mediatike kanë cenuar integritetin e trupës së prokurorëve të posaçëm dhe kanë ndikuar negativisht në efektivitetin e hetimeve.

“Presioni i jashtëm ndaj SPAK nga krimi i organizuar, aktorë politikë dhe mediatikë, cenon pavarësinë e tij kushtetuese dhe efektivitetin në hetime. Ndërhyrjet e jashtme rrezikojnë gjithashtu integritetin e prokurorëve dhe të procesit hetimor. Për të garantuar pavarësinë e SPAK-ut, si dhe mbështetjen për prokurorët në çështje të ndjeshme, nevojitet një reagim më i koordinuar dhe në kohë i të gjitha institucioneve, të cilat kanë përgjegjësinë e mbrojtjes së integritetit të SPAK,” thuhet në raport.

“Vijimi i mungesës së përcaktimit të qartë ligjor në lidhje me statusin e prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit të tyre. SPAK konstaton se kjo problematikë nuk është adresuar ende dhe thekson se mos përcaktimi i qartë i këtij statusi mund të cenojë vijimësinë e ruajtjes së standardeve të larta profesionale të hetimit, të kërkuara nga publiku, Kuvendi, Këshilli i Ministrave dhe institucionet ndërkombëtare. Siç është nënvizuar edhe në raportin vjetor të SPAK për vitin 2023, mungesa e një statusi të qartë të prokurorëve të posaçëm do të cenonte gjithashtu dhe vazhdimësinë e hetimeve të rëndësishme të kryera nga SPAK,” theksohet në dokument.

Në raport theksohet se një tjetër problematikë që është evidentuar lidhet me numrin e ulët të referimeve nga institucionet publike, përfshirë Policinë e Shtetit, në lidhje me veprat penale në kuadër të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Po ashtu, në raport theksohet se “vazhdon dhe mbetet problematike çështja e mos ekstradimit të shtetasve shqiptarë të lokalizuar apo arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, siç është argumentuar në raportin vjetor të SPAK për vitin 2023.”

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme