Kronika 3 April 2025, 12:00 Nga VNA

Ekstradohet nga Italia Bujar Shega, truri financiar i grupit të Suel Çelës

Ndaje në Whatsapp
Ekstradohet nga Italia Bujar Shega, truri financiar i grupit të Suel

Ekstradohet nga Italia biznesmeni Bujar Shega, i konsideruar si krahu i djathtë  në organizatën kriminale të të drejtuar nga Suel Çela.

Bujar Shega i njohur dhe ne emrin Marsel u arrestua në Itali në nëntor të 2024 mbi bazën e urdhër arrestit të SPAK. Në dosje ai rezulton i përfshirë në trafik kokaine në sasi të mëdha.

Burimet thonë se ekstradimi i Shegës në Shqipëri është kryer edhe me pëlqimin e tij

 

Bujar ( Marsel ) Shega akuzohet për veprat penale:

 

• "Trafikimi i narkotikeve", kryer ne forme tê veçantë te bashkëpunimit, atë të grupit te struktruar kriminal dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal", vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334 paragrafi i pare tê K.Penal, fakt penal i verifikuar në datën 13.12.2020 në shtetin e Ekuadorit ku eshtë sekuestruar sasia prej 930 kilogram lëndë narkotike kokainë;

• "Grup i strukturuar kriminal", parashikuar nga neni 333/a/1 i K.Penal;

• "Pastrimi i produkteve tê veprës penale ose veprimtarise kriminale", parashikuar nga neni 287/1, gërmat "a" dhe "b" tẻ K.Penal

Njoftimi

Interpol Tirana

Ekstradohet nga Milano, një 52-vjeçar i akuzuar nga GjKKO, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim të parave, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u finalizua procedura e ekstradimit në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të arrestuar në Itali, M. Sh. alias B. Sh., 52 vjeç, i lindur në Elbasan.

Në vitin 2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme