Kronika 3 April 2025, 14:45 Nga VNA

Gjendet e pajetë në banesë nëna e Rigels Kasos; dyshohet për vetëhelmim

Ndaje në Whatsapp
Gjendet e pajetë në banesë nëna e Rigels Kasos; dyshohet

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Bilisht, ku është gjetur e pajetë në banesën e saj 66-vjeçarja Teuta Kaso, nëna e Rigels Kaso, 42-vjeçarit që u plagos rëndë nga një person dhe më pas humbi jetën  në spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, dyshohet se 66-vjeçarja mund të jetë vetëhelmuar. Megjithatë, autoritetet kanë referuar materialet në Prokurori për vlerësim dhe priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes vijojnë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme