Kronika 4 April 2025, 12:16 Nga VNA

Policia identifikon “hacker”-in 15-vjeçar nga Vlora, dyshohet se ndërpreu funksionimin e faqeve zyrtare

Ndaje në Whatsapp
Policia identifikon “hacker”-in 15-vjeçar nga Vlora, dyshohet

Policia e Vlorës finalizoi operacionin “The Accountant”, duke goditur një rast të ndërhyrjes së paautorizuar në sistemet kompjuterike të institucioneve shtetërore. Një 15-vjeçar u identifikua si autor i dyshuar pas një hetimi njëmujor me metoda speciale. Ai akuzohet se gjatë marsit 2025 ka ndërhyrë në email-e dhe faqe zyrtare, duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të funksionimit të tyre. Gjatë operacionit u sekuestruan pajisje elektronike, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë.

Njoftimi

DVP Vlorë

Finalizohet operacioni “The Accountant”, goditet një rast i ndërhyrjes së paautorizuar në sistemet kompjuterike të disa institucioneve shtetërore.

Identifikohet, pas një hetimi 1-mujor me metoda speciale, dhe vihet në hetim një i mitur si autor i dyshuar.

Sektori i Hetimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Hetimit të Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, Dega Vlorë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “The Accountant”.

Ky operacion u zhvillua pas një hetimi intensiv njëmujor, të ndjekur me metoda speciale hetimi, në kuadër të goditjes së krimeve kibernetike.

Si rezultat i hetimeve, u dokumentua veprimtaria e kundërligjshme e një shtetasi të mitur 15 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se gjatë muajit mars 2025 ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në të dhënat kompjuterike të disa institucioneve shtetërore (email-e dhe faqe zyrtare), duke shkaktuar ndërprerjen e funksionimit të tyre për periudha të caktuara kohore.

Nga hetimet e deritanishme nuk ka rezultuar vjedhje të të dhënave apo dokumenteve konfidenciale nga këto sisteme.

Gjatë operacionit u sekuestruan disa pajisje, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të thelluara teknike, konkretisht: 5 kompjuterë laptop, 6 aparate celularë dhe 1 dron.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme