Kronika 5 April 2025, 11:52 Nga VNA

Përshtatën apartamentin për ushtrim prostitucioni, procedohen 2 shtetaset kineze, e pësojnë edhe 6 “klientët”

Ndaje në Whatsapp

Një ambient i marrë me qira është zbuluar nga Policia si i përshtatur për ushtrimin e veprimtarisë së paligjshme të prostitucionit. Në vijim të operacionit, janë proceduar penalisht dy shtetase kineze, të cilat dyshohet se kishin marrë me qira banesën për qëllime shfrytëzimi seksual.

Gjithashtu, janë proceduar edhe 6 shtetas shqiptarë që u gjetën në këtë banesë në momentin e ndërhyrjes nga ana e policisë.

Autoritetet kanë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash, disa aparate celularë dhe karta bankare, të cilat dyshohet se përdoreshin në funksion të veprimtarisë së jashtëligjshme.

Policia bën me dije se vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e organizatorëve të këtij rrjeti, që dyshohet se rekrutonte shtetase kineze për qëllime prostitucioni.

 

DVP Durrës

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme pas një hetimi me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Storm 3″.

Zbulohet një ambient i marrë me qira, që ishte përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.

Procedohen penalisht dy shtetase kineze që kishin marrë me qira banesën.

Procedohen penalisht dhe 6 shtetas shqiptarë që u gjetën në këtë banesë.

Vijon puna intensive për kapjen e organizatorëve të rekrutimit të shtetasve kineze me qëllim ushtrimin e prostitucionit.

Sekuestrohen shuma parash, aparate celular dhe karta banke. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, pas një hetimi 2-javor me metoda proaktive, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Prostitucioni” dhe “Trafikimi i personave të rritur”, finalizoi operacionin policor të koduar “Storm 3”, në kuadër të të cilit nisi procedimi penal për veprat penale “Prostitucioni”, dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit” për shtetaset kineze R. W, 54 vjeçe, X. X., 41 vjeçe.

Gjithashtu u proceduan penalisht dhe 6 shtetas nga Durrësi dhe Kruja që u gjetën në banesën e dy shtetasve kineze.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy pasaporta të shtetaseve kineze, 86400 All dhe 440 Euro dhe 3 aparate celular, disa karta telefoni dhe disa karta banke.

Nga veprimet hetimore të kryera gjatë hetimit proaktiv rezultoi se shtetaset kineze në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, kishin përshtatur një ambient të marrë me qira, dhe ushtronin prostitucionin.

Po nga hetimet ka rezultuar gjithashtu se një grup i strukturuar kriminal në përbërjen e të cilit janë shtetas kinezë, rekrutojnë shtetase kineze në Kinë dhe më pas i dërgojnë në drejtim të Shqipërisë për kryerjen e aktivitetit kriminal të prostitucionit, ku u sigurojnë apartamente me qira për kryerjen e aktivitetit kriminal dhe pasi sigurojnë klientet nëpërmjet faqeve onlinë i dërgojnë klientit vendndodhjen.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet intensive për identifikimin dhe kapjen e këtyre shtetasve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të përfituara nga prostitucioni, 3 celularë, 2 pasaporta dhe sende të tjera.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme