Kronika 5 April 2025, 12:10 Nga VNA

Hakerim apo fshirje e qëllimtë? Zhduken emailet e muajit shkurt në adresat e zyrtarëve të KLSH-së

Ndaje në Whatsapp
Hakerim apo fshirje e qëllimtë? Zhduken emailet e muajit shkurt

Emailet e muajit shkurt të institucionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, janë fshirë.

Lajmi konfirmohet nga burime të besuara brenda institucionit. Sipas të njëjtit burim, ngjarja është mbajtur e fshehtë dhe emailet e fshira përmbanin informacion të rëndësishëm. Pavarësisht skandalit në heshtje, ajo cfarë ende nuk dihet, ka të bëjë me faktin nëse emailet janë hakeruar, apo janë fshirë qëllimisht. Ditët e fundit, u arrestua një 15-vjecar me spektër të autizmit që ndërhynte në serverat e institucioneve dhe kopjonte informacion, apo shënjestronte faqet e tyre. Ndërsa u hakeruan edhe emailet e 3 prokurorëve pranë prokurorisë së Posacme kundër krimit të organizuar kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Ndërsa SPAK e pranoi publikisht hakerimin dhe ka cuar në pranga dy ish-zyrtarë të dyshuar, KLSH nuk dihet nëse e ka denoncuar rastin. Përgjatë dy viteve të fundit janë hakeruar serverat e institucioneve më të rëndësishme në vend, përfshirë dhe AKSHI-n, ndërsa u kopjuan të dhënat e sistemit TIMS në mënyrë të paautorizuar nga vetë drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muca, që aktualisht është marrë i pandehur dhe dosja e tij është dorëzuar për gjykim në Gjykatën e Tiranës.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme