Kronika 6 April 2025, 15:22 Nga VNA

I kërkuan para një vajze për mospublikimin e një fotoje në rrjetet sociale, arrestohen tre të rinjtë

Ndaje në Whatsapp
I kërkuan para një vajze për mospublikimin e një fotoje

Tre të rinj janë arrestuar nga policiapasi kanosën një vajzë të mitur duke i kërkuar para në mënyrë që të mos publikonin një foto të saj në rrjete sociale.

Dyshohet se të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kanosur të miturën, të cilës i kanë marrë në kohë të ndryshëm shumën, rreth 300 000 lekë të rinj.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 celularët e të arrestuarve.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Blackmail”.

Arrestohen 3 shtetas të cilët kanosnin një shtetase të mitur, për dhënie parash, për mospublikimin e një fotoje personale të saj, në rrjete sociale.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme