Sociale 16 December 2024, 08:18 Nga VNA

Nga shishja te studioja televizive/ Si skandalet kthehen në platforma promovimi

Ndaje në Whatsapp
Nga shishja te studioja televizive/ Si skandalet kthehen në platforma

Televizioni shqiptar, gjithmonë në pararojë për të promovuar shembujt më “frymëzues” të shoqërisë, i ka dhënë kohë televizive Antonela Berishës, e cila u shfaq në emisionin “Goca dhe Gra” për të komentuar publikisht sulmin brutal ndaj Klea Prengës – ngjarje ku motra e saj, Mariela Berisha, akuzohet për përdorimin e një shisheje qelqi për ta masakruar në fytyrë.

Antonela, me një ton të penduar dhe fraza të kuruara për efekt publik, deklaroi se ndodhej “në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar” dhe i kërkoi ndjesë vajzës së dhunuar, publikut dhe familjes së saj për skandalin. Me një mesazh “frymëzues”, ajo na mësoi të gjithë se duhet të nxjerrim mësime nga situata të tilla dhe të mos biem pre e provokimeve – sidomos kur jemi personazhe publike!

Ndërkohë, publiku shqiptar ka mundësinë të mësojë jo vetëm për faljet “e ndjera” pas akteve të dhunës, por edhe për artin e të kthehesh nga një proces gjyqësor në një platformë mediatike. Shumë faleminderit, televizione shqiptare, për këto modele të reja “heroizmi”! Si duket, për të qenë i ftuar në studio tani mjafton të kesh pasur një shishe qelqi dhe një skandal që bën zhurmë…

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme