Sociale 15 December 2024, 08:31 Nga VNA

Dita e diel parashikohet me shi, në zonat malore do ketë rreshje dëbore

Ndaje në Whatsapp
Dita e diel parashikohet me shi, në zonat malore do ketë rreshje

Këtë të dielë, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti pritet të jetë me vranësira dhe reshje shiu, të cilat do të jenë të herëpashershme gjatë gjithë ditës dhe do të intensifikohen në formën e shtrëngatave deri në orët e pasdites, duke prekur shumicën e territorit.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në Alpe dhe në zonat malore mbi 1000-1200 metra, kryesisht në veri, verilindje dhe juglindje, priten reshje dëbore me intensitet të ulët, dhe lokalisht mund të arrijnë deri në mesatar.

Era do të fryjë nga juglindja, me shpejtësi mesatare prej 4-12 m/s deri në orët e mesditës, ndërsa në lugina dhe përgjatë bregdetit mund të arrijë shpejtësi deri në 14-21 m/s, duke shkaktuar dallgëzim të forcës 3-5 ballë. Pas mesditës, intensiteti i erës pritet të rritet, duke arritur 7-16 m/s.

Gjithashtu, priten mjegull të dendur në disa zona, me shikueshmëri të reduktuar në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes, si dhe gjatë periudhave të reshjeve, njofton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme