Sociale 14 December 2024, 18:25 Nga VNA

Fishekzjarre e kapsolla në duar të fëmijëve, Policia nuk vepron

Ndaje në Whatsapp
Fishekzjarre e kapsolla në duar të fëmijëve, Policia nuk

 

Jemi në prag të festave të fundvitit dhe hedhja e fishekzjarreve duhet të bëhet vetëm nga qeverisja vendore, pra bashkitë. Janë këtë institucioneve që në mbarë vendin organizojnë hedhjen e kontrolluar të lëndëve piroteknike. Por përkundrejt organizimit që detyrimisht i takon bashkive të bëjnë në natën e ndërtimit të vitit. Në fakt në Shqipëri dhe sidomos në kryeqytet lëndet piroteknike, fishekzjarre dhe kapsolla hidhen gjatë vitit, nga të gjithë, madje edhe nga fëmijët. Sidomos këto kohë, në prag të festave të Krishtlindjeve dhe Vitin e Ri, kudo nëpër rrugë e rrugica të Tiranës fëmijët hedhin kapsolla. Për shumë kënd do ishte çudi sesi bien në duart e tyre, pasi ligji nuk e lejon shitjen e lëndëve piroteknike për moshat nën 16 vjeç, por ja që ata arrijnë t'i blejnë. Në fakt, nga disa verifikime të VNA-së, lëndë të tilla mund të gjenden lehtësisht në çdo treg të vendit. Edhe pse jo në shitje hapur, por gjenden dhe iu shiten edhe fëmijëve. Këto veprime nuk bien në sy të Policisë dhe as nuk arrihen të ndalohen.

Në një kohë që shitja dhe përdorimi nga fëmijët i kapsollave dhe fishekzjarreve është totalisht e ndaluar.

Përdorimi i këtyre lëndëve mund të jetë tejet i rrezikshëm për fëmijet pasi jo vetëm rrezikojnë dëmtime por vënë në rrezik serioz edhe qytetarë të tjerë, të cilët kurrsesi nuk kanë pse rrezikohen prej tyre.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme