Sociale 14 December 2024, 12:57 Nga VNA

Pezullohet lundrimi për mjetet e vogla të peshkimit në Vlorë për shkak të motit të keq

Ndaje në Whatsapp
Pezullohet lundrimi për mjetet e vogla të peshkimit në Vlorë

Autoriteti Portual Vlorë ka njoftuar pezullimin e lundrimit për mjetet e vogla të peshkimit, pas përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike me reshje shiu dhe temperatura të ulëta në vend. Ndalimi i paisjes me leje-nisje për mjetet lundruese dhe ato të peshkimit që operojnë në det të hapur ka hyrë në fuqi që nga ora 10:00 e mëngjesit të sotëm.

Në njoftimin e shpërndarë, autoriteti ka theksuar se drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit duhet të kenë parasysh kushtet atmosferike dhe të marrin masat për sigurinë e tyre. Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve të përcaktuara.

Sipas informacionit të dhënë, përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike dhe heqja e ndalimit për mjetet e vogla lundruese pritet të ndodhë pas orës 22:00.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme