Politika 1 July 2026, 20:16 Nga VNA

Në kulmin e protestave që kërkojnë largimin e tij, Sali Berisha sapo la testamentin e tij politik

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-07-01 at 8.16.15 PM.jpeg

Sot, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryetari i përjetshëm, tashmë në perëndim edhe biologjik, la me gojë hapur edhe ata që deri dje i konsideronte figurat më të rëndësishme të partisë. Propozimet e tij janë një përzierje vajzash të reja anonime, zonjash që me politikën nuk duket se i lidh ndonjë përvojë, djemsh të rinj, shumica miq e shokë të familjarëve të tij, dhe vetëm katër deputetësh nga grupi parlamentar.

Praktikisht, ky është shpartallimi final i të gjithë atyre që u rritën në oborrin e Lulzim Bashës dhe që, gjatë dy viteve të fundit, e shitën veten si “aftësi politike” për të kaluar nga oborri i Bashës në atë të Berishës. Ky i fundit duket se ua ka shlyer borxhin duke i bërë deputetë disa prej tyre dhe, tashmë i çliruar nga çdo detyrim ndaj tyre, i ka shtyrë në periferi të partisë së tij.

Private është, në fakt, fjala që e përkufizon më mirë PD-në e Berishës. Aq private sa, mesa duket, ai ka filluar të mendojë për pasardhësin brenda shtëpisë. As ky operacion nuk do të jetë i lehtë, por deri atëherë ai duket se ka vendosur ta mbajë partinë si një trashëgimi familjare, pa asnjë kushtëzim. Ky është shndërrimi logjik i mënyrës se si Berisha e ka konceptuar pushtetin: një trofe që nuk ndahet, por ruhet dhe trashëgohet. Prandaj e ka mbushur partinë me të rinj të papjekur dhe emra anonimë, virtyti i vetëm i të cilëve është besnikëria e verbër ndaj familjes.

Ironia e ditës është se pikërisht kur një lëvizje qytetare ka zbritur në shesh kundër sistemit të vjetër, Berishën përfshirë, ai jep provën më të fortë të asaj që përfaqëson politika e vjetër: përdorimin e partive si pronë private, në kundërshtim me interesin publik dhe qytetar. Ky është, ndoshta, epitafi më i shëmtuar që Sali Berisha mund t’i linte një partie që dikur lindi nga një lëvizje qytetare, ashtu si ajo që sot kërkon t’i japë fund pikërisht këtij modeli politik.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme