Sociale 28 November 2024, 12:49 Nga VNA

Luis Meçe, i plagosur në sherrin ku mbeti i vrarë shoku, kërkon ndihmë financiare për shpenzimet mjekësore

Ndaje në Whatsapp
Luis Meçe, i plagosur në sherrin ku mbeti i vrarë shoku,

Luis Meçe, 14-vjeçari i plagosur gjatë përplasjes ku shoku i tij, Martin Cani, humbi jetën, është ende në spital dhe ka apeluar për ndihmë financiare për të mbuluar shpenzimet mjekësore. Përmes një fushate në GoFundMe, ai ka shprehur shqetësimin se familja e tij nuk ka mundësi për të paguar trajtimet spitalore, konsultat me psikologun dhe fizioterapinë e nevojshme.

Përshëndetje, unë jam Luis Mecja, jam 14 vjeç, kam nevojë për ndihmën tuaj për t’u shëruar. Javën e kaluar më goditën 4 herë me thikë, në stomak, në shpinë dhe në mushkëri.

Unë kam një javë në spital, por prindërit e mi janë të varfër dhe nuk paguajnë dot spitalin, psikologun, fizioterapistin.

Ju mund të shihni historinë time në facebook, instagram, lajmet se çfarë më bënë dy personat me thika, një masakër“, thuhet në mesazh.

Për të ndihmuar Luisin, klikoni këtu⬇️

https://www.gofundme.com/f/loperacione?fbclid=IwY2xjawG1CspleHRuA2FlbQIxMQABHWTCmzAglX9fUP6YE1LgvEt81dlhChTmRF8fFeOcoDdL3-2Y6NXqCFCu6g_aem_V2tw4ZKMd_3TDrev1i8UJQ

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme