Sociale 27 November 2024, 12:53 Nga VNA

Protestë për vrasjen e 14-vjeçarit/Qytetarët kërkojnë drejtësi dhe masa për sigurinë në shkolla

Ndaje në Whatsapp
Protestë për vrasjen e 14-vjeçarit/Qytetarët

Për të tretën herë radhazi, qytetarët u mblodhën sot në protestë pas vrasjes tragjike të 14-vjeçarit Martin Cani, i cili u qëllua për vdekje nga një bashkëmoshatar pranë dyerve të shkollës ku të dy ishin nxënës. Protestuesit marshuan nga shkolla “Fan Noli” drejt Ministrisë së Arsimit, duke shprehur zemërimin dhe shqetësimin për këtë ngjarje që ka tronditur të gjithë shoqërinë.

Protestuesit paraqitën një sërë kërkesash, përfshirë dorëheqjen e ministres së Arsimit, zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vendosjen e drejtësisë për Martinin. Ata kërkuan gjithashtu masa konkrete për rritjen e sigurisë në shkolla, duke e cilësuar këtë ngjarje një kambanë alarmi për të garantuar mbrojtjen e jetës së fëmijëve.

Ngjarja e rëndë ka ngjallur reagime të shumta nga qytetarët dhe organizatat e shoqërisë civile, të cilët theksojnë nevojën për veprime të menjëhershme dhe përgjegjësi nga autoritetet përkatëse.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme