Sociale 26 November 2024, 17:25 Nga VNA

Shkollat si "Big Brother", monitorim me kamera 24 orë nga prindërit

Ndaje në Whatsapp
Shkollat si "Big Brother", monitorim me kamera 24 orë nga
  • ‌Mbyllje të Tik Tok-ut dhe Span Chatit, kontroll metalik të nxënësve para se të hyjnë në klasa.

Në fund të dhjetorit do të firmoset marrëveshja për projektin për monitorimin me kamera në shkolla. Çdo prind do të ketë akses për të parë fëmijën, klasën, aktivitetin, mësuesin duke bërë një kërkesë pranë shkollës. Ky lajm u dha nga kryeministri Edi Rama këtë pasdite në kuadër të bashkëbisedimit që po zhvillon në gjimnazin “Sami Frashëri” në kryeqytet. Një  konsultimin publik me prindër, mësues, për të parandaluar shfaqjet e dhunës tek të miturit, si dhe për të diskutuar mbi aksesin e nxënësve dhe adoleshentëve në platformat sociale TikTok dhe SnapChat. "Të gjitha platformat janë problematike, por këto dyja janë problematike për arsye specifike, është një ide që ne e kemi diskutuar gjatë prej kohësh, jo sot dhe që me këtë rast menduam që ta shtrojmë për një diskutim më të gjerë sepse nuk është kaq bardhë e zi, nuk është zgjidhja e problemeve, por është një element që mund të na sjellë në një ngushtim të rëndësishëm të hapësirës që e stimulon, që e frymëzon, që e nxit dhunën, bullizmin dhe budallallëkun në përgjithësi”. Ndaj dhe ofroi si zgjidhje paralele "Besoj që deri në fund të dhjetorit do të firmosim edhe marrëveshjen, sepse bëhet fjalë për, nga njëra anë një sistem komplet të ri të monitorimit të shkollave me teknologji dhe nga ana tjetër për një financim të konsiderueshëm, që do t'a marrim nëpërmjet një marrëveshje me qeverinë e Emirateve të Bashkuara dhe është një sistem i testuar dhe i provuar më së miri në Emiratet e Bashkuara me rezultate të jashtëzakonshme, që faktikisht mundëson ndjekjen në kohë reale me kamera të të gjithë procesit mësimor, të të gjithë jetës brenda mureve të oborrit të shkollës. Çdo prind, në çdo kohë mund të ketë akses për të parë fëmijën, klasën, aktivitetin, mësuesin, duke thjeshtë bërë një kërkesë pranë shkollës dhe çdo lloj situate jashtë disiplinës mësimore është e regjistruar”.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme