Sociale 28 November 2024, 09:09 Nga VNA

28 nëntori/ Dita e pavarësisë së Shqipërisë, udhëtimi historik i Ismail Qemalit drejt lirisë kombëtare

Ndaje në Whatsapp
28 nëntori/ Dita e pavarësisë së Shqipërisë,

Sot, shqiptarët kudo festojnë një nga datat më të rëndësishme të historisë kombëtare – 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë. Në këtë ditë, më 28 nëntor 1912, në Vlorë, Ismail Qemali dhe 39 firmëtarë të tjerë nga të gjitha trevat shqiptare nënshkruan Aktin e Pavarësisë, duke shpallur Shqipërinë të lirë dhe të pavarur nga Perandoria Osmane. Ky akt historik i dha jetë shtetit shqiptar dhe flamuri kuq e zi u ngrit në Vlorë, duke simbolizuar fillimin e një epoke të re për kombin tonë.

 

Udhëtimi i Ismail Qemalit drejt Pavarësisë

Udhëtimi i Ismail Qemalit për shpalljen e Pavarësisë nisi më 19 nëntor 1912 nga Triestja, duke zbarkuar më 21 nëntor në Durrës. Ai u prit nga atdhetarë të shquar, si Dom Nikollë Kaçorri, i cili më vonë do të bëhej zëvendëskryeministri i parë i qeverisë së re. Fillimisht, flamuri ishte menduar të ngrihej në Durrës më 22 nëntor, por për shkak të rrethanave politike dhe ushtarake, vendimi përfundimtar u mor që akti historik të kryhej në Vlorë më 28 nëntor.

Me aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali njoftoi gjashtë Fuqitë e Mëdha: Anglinë, Italinë, Austro-Hungarinë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë. Po ashtu, u njoftuan edhe shtetet ballkanike: Rumania, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Greqia e Turqia, duke u kërkuar njohjen e pavarësisë, si rrjedhojë e natyrshme e vullnetit të popullit shqiptar.

Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar. Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur, krahas kombeve e popujve të tjerë të Europës.

112 vite krenari dhe bashkim

Sot, në këtë 112-vjetor të Pavarësisë, shqiptarët, të bashkuar në zemër dhe mendje, kujtojnë sakrificat dhe vendosmërinë e atyre që kontribuan për një Shqipëri të lirë. Kjo ditë është një simbol i unitetit kombëtar dhe i krenarisë për historinë dhe identitetin tonë. Gëzuar 28 Nëntorin!

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme