Sociale 28 November 2024, 11:49 Nga VNA

Kufizime të përkohshme të qarkullimit për “Paradën Shqiptare” më 28 nëntor

Ndaje në Whatsapp
Kufizime të përkohshme të qarkullimit për

Bashkia e Tiranës ka bërë publike masat për ndalimin e qarkullimit të automjeteve në disa akse kryesore të qytetit më 28 nëntor 2024, në oraret 09:00-14:00, për të mundësuar mbarëvajtjen e aktivitetit kulturor “Parada Shqiptare”.

Kufizimet do të zbatohen në zonat:

•Sheshi “Italia”

•Sheshi “Nënë Tereza”

•Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

•Sheshi “Skënderbej”

Rrugët alternative për qarkullim:

Automjetet mund të lëvizin në rrugët:

•“Lek Dukagjini”

•“Ibrahim Rugova”

•“Abdyl Frashëri”

•“Papa Gjon Pali II”

•Bulevardet “Zhan D’Ark” dhe “Bajram Curri”

•“Ismail Qemali”

Ndryshimet në itineraret e linjave urbane:

Gjithashtu, disa linja urbane do të devijohen:

•Linja 1/A dhe 1/B: Devijim nga sheshi “Wilson” përmes rrugëve “Sami Frashëri” dhe “Myslym Shyri”.

•Linja 2: Devijim te sheshi “Wilson”.

•Linja 3: Devijim te rruga e Kavajës dhe rruga “Mine Peza”.

•Linja 4: Devijim nga sheshi “Karl Topia” dhe rruga “Fortuzi”.

•Linja 5/B dhe 12/B: Devijim nga rruga e Kavajës dhe bulevardi “Zogu I”.

•Linja 8: Devijim në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit dhe “Ismail Qemali”.

•Linja 10/A dhe 10/B: Devijim pranë urës së rrugës së Elbasanit.

•Linja 15: Devijim në rrugën e Kavajës dhe pjesën pas TOB.

•Linja 16: Devijim pranë urave të rrugëve “Elbasan” dhe “Sami Frashëri”.

Lëvizja e mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit nuk do të ndikohet nga këto kufizime.

Për më shumë informacion, qytetarët mund të ndjekin njoftimet e Bashkisë Tiranë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme