Kronika 4 June 2026, 10:25 Nga VNA

Kuvendi mban një minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-06-04 at 10.23.12 AM.jpeg

Kuvendi i Shqipërisë e nisi punën duke mbajtur një minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq gjatë operacionit policor për të kapur një të kërkuar. 

Taulant Balla tha se i ndjeri sapo është shpallur Dëshmor i Atdheut. 

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Lozhan të Maliqit ku efektivi i forcave ‘Shqiponjave’ Enea Mekolli 34 vjeç mbeti i vrarë gjatë një operacioni për arrestimin e Violand Braçellarit, i dënuar me 10 vite burg për ‘prodhim e shitje të narkotikëve’. 

 Rama i uron shërim të shpejtë efektivit të plagosur Edison Adri 36 vjeç ndërsa kërkon dënimin maksimal për autorin.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme